Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të analizuar trafikun e faqes dhe për qëllime marketingu. Lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë për më shumë informacion.
(Pako “APR Lady”)
PALËT: Shoqëria Tregtare, APR SH.P.K. - Asistencë e Përgjithshme Rrugore (tani e tutje APR) dhe kontraktuesi me të dhënat si në pjesën e parë të kësaj kontrate (tani e tutje klientja), janë pajtuar si vijon:
Neni 1
Objekti
Mbulesa e Asistencës Rrugore
1. Klientja është abonuar me automjetin për përdorim personal (jo komercial), deri në peshën 3.5 ton.
2. Në pakon “APR Lady” e vlefshme për territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut,
Malit të Zi dhe Serbisë, kjo pako përmban:
2.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: ndezja e automjetit në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo).
2.2 Asistencë në ndërrimin e gomës ose të ndonjë defekti të vogël që mund të mënjanohet në vend
(me ç’rast pajisjet rezervë, si goma, ose ndonjë material tjetër mbulohet nga klientja).
2.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit.
3. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti
do të transportohet nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit të Kosovës,
deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klientja duke përfshirë me atë transport edhe pasagjerët.
4. Nëse për shkak të kushteve teknike ose për arsye tjera nuk mund të realizohet transporti i pasagjerëve
sipas paragrafit 3 të këtij neni, APR mbulon shpenzimet e shërbimeve të taksisë ose të autobusit deri
në shumën prej 200 (dyqind) Euro me TVSH.
5. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar për këto shërbime dhe klientja ka të drejtë
që t’i kërkoj vetëm për automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.
Neni 2
Koha e ofrimit të shërbimeve
1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për asistim, të ofroj asistencën brenda
60 (gjashtëdhjetë) minutave brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve
jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe rrugore.
2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e detyrimit është bërë e pamundur për shkak
të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në to mund të jenë:
Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme terroriste, greva, etj.
Neni 3
Të drejtat dhe detyrimet
1. Klientja ka të drejtë të kërkoj, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në pikën 1 (një) të kësaj kontrate
dhe APR ka për detyrim t’i ofroj ato sipas kushteve të kontratës.
2. Klientja ka të drejtë që me rastin e shitjes së automjetit të bartë abonimin në automjetin tjetër vetëm
1 (një) herë brenda vitit. Në këtë rast, kontrata rifillon pas 100 (njëqind) kilometrave nga momenti i njoftimit,
dhe do të vlejë deri në përfundim të kësaj kontrate.
3. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbimet nga neni 1 (një) e kësaj kontrate nëse klientja kërkon bartjen
e automjetit për në lokacionin e dytë, për defektin e njëjtë për të cilin vet e ka zgjedhur lokacionin e parë,
apo nga servisi në lokacione tjera, si dhe nëse klientja nuk e përdor automjetin në pajtim me destinimin e tij,
drejtuesi me dashje ka shkaktuar dëmin ose ka sjellë situatën ku duhet të kërkoj asistencë
(p.sh. gara në terrene malore, futja e qëllimshme në baltë ose dëborë, humbja e çelësit apo ndonjë defekti nga neglizhenca etj.).
4. Pa rënë ndesh me nenin 1 (një), të kontratës, APR nuk është e obliguar të ofroj asistencë për të njëjtin defekt
më shumë se 2 (dy) herë, nëse për atë defekt është sugjeruar nga stafi i APR-së që të eliminohet.
5. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e kësaj kontrate ose kur automjeti ka dalë nga rruga
(ka rënë në humnerë ose të ngjashme), dhe rikthimi i automjetit në rrugë nuk mund të bëhet me auto-bartje
por nevojitet vinç i veçantë.
6. APR ka të drejtë që në rast të një kërkese për asistencë rrugore, të verifikojë gjendjen e automjetit për të siguruar
që kërkesa është e justifikuar dhe në përputhje me kontratën.
Neni 4
Shërbime shtesë për pakon APR Lady
Përveç shërbimeve të përfshira në këtë kontratë, klientet e pakos APR Lady përfitojnë edhe shërbimet shtesë në vijim:
1. Prioritet në asistencë
Klientet e pakos APR Lady trajtohen me prioritet në organizimin dhe dërgimin e ekipit të asistencës,
në përputhje me kapacitetet operative të APR.
2. Siguri gjatë pritjes
Në rast se klientja ndodhet vetëm në vendin e ngjarjes, operatori i APR mund të qëndrojë në lidhje telefonike
me klienten deri në mbërritjen e ekipit të asistencës.
3. Ride Home – Transport deri në shtëpi
Në rast defekti që e bën të pamundur vazhdimin e udhëtimit, APR mund të organizojë transportin e klientes
deri në shtëpi ose në një destinacion tjetër të sigurt brenda qytetit.
Neni 5
Mënyra e pagesës së shpenzimeve
Pagesa për mbulesën e shpenzimeve për pasagjerë realizohet drejtpërdrejt nga APR-ja ose parapaguhet nga klientja dhe kompensohet nga APR-ja sipas kushteve të Kontratës duke u bazuar në faturat e rregullta të sjellura nga klientja.
Neni 6
Privatësia
APR-ja i trajton të dhënat e dërguara nga klientja në përputhje me ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.
Neni 7
Përgjegjësia për sendet
APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjshme që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transportit, përgjegjësia për to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.
Neni 8
Mosmarrëveshjet
1. Klient ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës.
2. Në rast të mosmarrëveshjeve eventuale që mund të lindin gjatë zbatimit të kësaj Kontrate,
Palët kontraktuese do të provojnë t’i zgjidhin me bisedim dhe mirëkuptim.
Nëse kjo nuk arrihet, Palët kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës kompetente në Republikën e Kosovës.
3. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate dakordohen që për të gjitha çështjet që mund të shfaqen në lidhje me këtë kontratë
vlejnë ligjet e Republikës së Kosovës.
Neni 9
Shkëputja e kontratës dhe Penaliteti
1. Shkëputja e kontratës: APR ka të drejtë ta shkëpusë këtë Kontratë në qoftë se Klientja mashtron lidhur me realizimin e shërbimeve
(p.sh., ofron informacione të rreme, fsheh faktorë të rëndësishëm ose shfaq sjellje të tjera që shkelin besueshmërinë e Kontratës).
Si dhe nëse automjeti përdoret për qëllime komerciale, si automjetet për qira (Rent a Car), automjetet për dërgesa,
taksitë, furgonat, automjetet pick-up e tjerë (pavarësisht a janë të regjistruara në emër personal apo komercial),
pasi që për këto automjete APR ofron pako të tjera.
2. Penaliteti: Në rast se Klientja shkel këtë nen dhe APR e shkëput kontratën për këtë arsye,
Klientja detyrohet të paguaj një dëmshpërblim prej 1000 (njëmijë) euro për keqpërdorim të shërbimit.
Neni 10
Hyrja në fuqi
1. Klientja deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania
për abonim dhe riabonim. Gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha kushtet e kontratës për abonim në këtë pako
dhe nuk ka vërejtje lidhur me to.
2. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate pajtohen që kjo kontratë të hyj në fuqi pasi klientja të ketë përshkuar
të paktën 100 (njëqind) kilometra me veturën e njëjtë pas momentit të abonimit, në përputhje me kilometrat e deklaruara
nga vetë klientja në momentin e abonimit, ky kusht nuk aplikohet në rastet kur bëhet riabonim brenda 5 (pesë) ditëve
nga abonimi i mëparshëm.
3. Kontrata do të jetë e vlefshme për një periudhë prej 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditësh nga data kur hyn në fuqi,
sipas kushteve të mësipërme.
© APR 2026 All Rights Reserved