Asistencë e Përgjithshme Rrugore
Mail Us

info@apr-ks.com

Location

Rr. Garibaldi, Hy.7,
Nr.9, Prishtinë

Phone

0800 08880
+383 49 888 194

Asistencë e Përgjithshme Rrugore
  • Ballina
  • Pakot
  • APReSIM E re
  • Shërbimet
  • Vlerësimet
  • Pyetjet
  • Rreth nesh
APRKS
  • Ballina
  • Pakot
  • Shërbimet
  • Vlerësimet
  • Pyetjet
  • Rreth nesh
KUSHTET E KONTRATËS

(Pako “APR EUROPE”)

PALËT: Shoqëria Tregtare, APR SH.P.K. - Asistencë e Përgjithshme Rrugore (tani e tutje APR) dhe kontraktuesi me të dhënat si në pjesën e parë të kësaj kontrate (tani e tutje klienti), janë pajtuar si vijon:

Neni 1

Objekti Mbulesa e Asistencës Rrugore 1.Klienti është abonuar me automjetin për përdorim personal (jo komercial), deri në peshën 3.5 ton.

2. Në pakon “APR Europe” e vlefshme për territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë (tani e tutje shtetet bazë), si dhe të gjitha shtetet e BE-së: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia. , gjithashtu edhe vendeve si Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtajni, Andorra, Monako, San Marino, Vatikani, Bosnje dhe Hercegovina si dhe Turqia (pjesa europiane), (tani e tutje shtetet europiane) kjo pako përmban:
2.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: Ndezja e automjetit në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo).
2.2 Asistencë në ndërrimin e gomës ose të ndonjë defekti të vogël që mund të mënjanohet në vend (me ç’rast pajisjet rezervë, si goma, ose ndonjë material tjetër mbulohet nga klienti).
2.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit.
3. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti do të transportohet nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit të Kosovës, deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti duke përfshirë me atë transport edhe pasagjerët. (Ky paragraf vlen vetëm për shtetet bazë).

4. Nëse për shkak te kushteve teknike ose për arsye tjera nuk mund të realizohet transporti i pasagjerëve sipas paragrafit 3 të këtij neni, APR mbulon shpenzimet e shërbimeve të taksisë ose të autobusit deri në shumën prej 200 (dyqind) Euro me TVSH. (Ky paragraf vlen vetëm për shtetet bazë).

5. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar (për shtetet bazë) si dhe 2 (dy) asistime (për shtetet europiane), për këto shërbime, dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.

Neni 2

Riparimi ose riatdhesimi i automjetit (Ky nen është i vlefshëm vetëm për shtetet europiane). 1. Në rast se automjeti nuk mund të rregullohet në vend, APR-ja i dërgon pasagjerët dhe automjetin deri në servisin më të afërt për riparim të automjetit.

2. Nëse asistenca kryhet natën ose serviset janë të mbyllura, APR-ja i mbulon shpenzimet deri në 100 (njëqind) Euro për parkingun e automjetit.

3. Në rast se kostoja e riparimit të defektit në automjet kushton deri në 1000 (një mijë) Euro, APR e mbulon 50 % të shumës së faturës, ndërsa pjesën tjetër të faturës dhe çdo shumë që kalon mbi 1000 (njëmijë) Euro e mbulon Klienti (ështe i mbuluar riparimi i defektit por jo dhe pjesët e zëvendësuara).

4. Në rast se kostoja e riparimit dhe pjesëve të zëvendësuara kalon vlerën mbi 1000 (një mijë) Euro, Klienti vendos ta riparojë automjetin ose ta rikthejë atë në Kosovë. Për rikthimin e automjetit në Kosovë APR-ja i mbulon shpenzimet e transportit deri në 1000 (një mijë) Euro, ndërsa pjesa mbi ketë vlerë mbulohet nga Klienti.

5. APR organizon transportin për bartje të automjetit dhe rikthimi realizohet brenda 21 ditëve.

6. Klienti e mbështet APR-në me dokumentet e nevojshme për rikthim të automjetit në Kosovë.


Neni 3

Koha e ofrimit të shërbimeve 1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe rrugore.

2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e detyrimit është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në to mund të jenë: Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme terroriste, greva, etj.

Neni 4

Të drejtat dhe detyrimet 1. Klienti ka të drejtë të kërkojë, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në nenin 1 (një) të kësaj Kontrate dhe APR ka për detyrim t’i ofrojë ato shërbime 24/7 në përputhje me kushtet e kësaj Kontrate.

2. Klienti ka të drejtë në mbulesë të shpenzimeve të hotelit deri në shumën prej 150 (njëqindepesëdhjetë) Euro në rastet kur automjeti nuk rregullohet brenda ditës ose asistimi është kryer jashtë kohës së shërbimit të serviseve, si dhe të zgjedh njërin nga shërbimet e cekura në nënparagrafet 2.1, 2.2 dhe 2.3 si në vijim:
2.1 Mbulesë e shpenzimeve të shërbimit të taksisë deri në shumën prej 100(njëqind) Euro me TVSH.
2.2 Mbulesë e shpenzimeve të “Rent a Car” deri në shumën prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) Euro me TVSH.
2.3 Mbulesë e shpenzimeve për bileta të aeroplanit apo trenit deri në shumën prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) Euro me TVSH. (Paragrafi 2 është i vlefshëm vetëm për shtetet e europiane)

3. Klienti ka të drejtë që me rastin e shitjes së automjetit ta bartë abonimin në automjetin tjetër të tij/saj dhe atë vetëm 1 (një) herë. Në këtë rast shërbimet do të ofrohen pas 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit dhe do të vlejë deri në përfundimin e kësaj Kontrate.

4. APR nuk është e detyruar t’i ofrojë shërbimet nga pika 1 (një) e kësaj Kontrate nëse Klienti kërkon bartjen e automjetetit për në lokacionin e dytë, për defektin e njejtë për të cilin vet e ka zgjedhur lokacionin e parë, apo nga servisi në lokacione tjera, si dhe nëse klienti nuk e përdorë automjetin në pajtim me destinimin e tij, drejtuesi me dashje shkakton dëm ose sjell situatën ku duhet të kërkoj asistencë (p.sh. gara në terrene malore, futja e qëllimshme në baltë ose dëborë, etj.).
5. APR nuk është e detyruar të ofrojë shërbime që nuk janë pjesë e kësaj kontrate ose kur automjeti ka dalë nga rruga (ka rënë në humnerë ose të ngjajshme), dhe rikthimi i automjetit në rrugë nuk mund të bëhet me auto-bartje por nevojitet vinç i veçantë.


Neni 5

Mënyra e pagesës së shpenzimeve Pagesa për mbulesën e shpenzimeve për Klientin realizohet drejtpërdrejt nga APR ose parapaguhet nga Klienti dhe kompensohet nga APR-ja sipas kushteve të Kontratës duke u bazuar në faturat e rregullta të sjellura nga Klienti.


Neni 6

Privatësia APR i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.

Neni 7

Përgjegjesia për sendet APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transportit, përgjegjësia për to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.

Neni 8

Mosmarrëveshjet 1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës.

2. Mosmarrëveshjet eventuale, që mund të paraqiten gjatë zbatimit të kësaj kontrate, palët kontraktuese do t’i zgjedhin me bisedim dhe mirëkuptim, nëse kjo nuk arrihet, palët kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës kompetente në Republikën e Kosovës.

3. Palët me nëshkrimin e kësaj kontrate dakordohen që për të gjitha çështjet që mund të shfaqen në lidhje me këtë kontratë vlejn ligjet e Republikës së Kosovës.

Neni 9

Shkëputja e Kontratës APR ka të drejtë të shkëpusë këtë kontratë nëse klienti mashtron lidhur me realizimin e shërbimeve (p.sh dhënia e informacioneve të rreme, fshehja e faktorëve të rëndësishëm ose sjellje tjera që shkelin besueshmërinë e kontratës). Si dhe nëse automjeti përdoret për qëllime komerciale, si automjetet për qira (Rent a Car), automjetet për dërgesa, taksitë, furgonat, automjetet pick-up e tjerë (pavarësisht a janë të regjistruara në emër personal apo komercial), pasi që për këto automjete APR ofron pako të tjera.

Neni 10

Hyrja në fuqi 1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për abonim dhe riabonim. gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje lidhur me to.

2. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate pajtohen që kjo kontratë të hyj në fuqi pas përmbushjes së të dy kushteve në vijim: a) të kenë kaluar 24 (njëzet e katër) orë nga momenti i nënshkrimit të kontratës; b) klienti të ketë përshkuar të paktën 100 (njëqind) kilometra me veturën e njëjtë pas momentit të abonimit, në përputhje me kilometrat e deklaruara nga vetë klienti në momentin e abonimit.

3. Kontrata do të jetë e vlefshme për një periudhë prej 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditësh nga data kur hyn në fuqi, sipas kushteve të mësipërme.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale

Pako APR Europe - Kushtet e Kontratës
Package APR Europe - Terms of Contracts
Pako APR Diaspora - Kushtet e Kontratës
Pako APR Plus - Kushtet e Kontratës
Pako APR Lokal - Kushtet e Kontratës
Pako APR Plus + 1 - Kushtet e Kontratës
Pako APR Plus + 2 - Kushtet e Kontratës

© APR 2025 All Rights Reserved