Neni 1
Objekti Mbulesa e Asistencës Rrugore 1. 1. Klienti është abonuar në pakon “APR PLUS + 1” e vlefshme për territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë (tani e tutje shtetet bazë), si dhe njërin nga shtetet që është përzgjedhur në pjesën e parë të kësaj kontrate: Greqi, Bullgari, Bosnje & Hercegovinë ose Kroaci (tani e tutje shteti i përzgjedhur) kjo pako përmban: 1.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: ndezja e veturës në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo). 1.2 Asistencë në ndërrimin e rrotës ose të ndonjë defekti të vogël që mund të mënjanohet në vend. 1.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit. 2. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti do të transportohet nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit të Kosovës, deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti. 3. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar për këto shërbime dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.Neni 2
Riparimi ose riatdhesimi i automjetit (Ky nen është i vlefshëm vetëm për shtetin e përzgjedhur). 1. Në rast se automjeti nuk mund të rregullohet në vend, APR-ja i dërgon pasagjerët dhe veturën deri në servisin më të afërt për riparim të veturës. 2. Nëse asistenca kryhet natën ose serviset janë të mbyllura, APR-ja i mbulon shpenzimet deri në 100 (njëqind) Euro për parkingun e veturës. 3. Në rast se riparimi i defektit në veturë kushton deri në 1000 (një mijë) Euro, APR e mbulon 50 % të shumës së faturës, ndërsa pjesën tjetër të faturës dhe çdo shumë që kalon mbi 1000 (njëmijë) Euro e mbulon Klienti. 4. Në rast së shpenzimet e riparimit kalojnë vlerën mbi 1000 (një mijë) Euro, Klienti vendos ta riparojë veturën ose ta rikthejë atë në Kosovë. Për rikthimin e veturës në Kosovë APR-ja i mbulon shpenzimet e transportit deri në 1000 (një mijë) Euro, ndërsa pjesa mbi ketë vlerë mbulohet nga Klienti. 5. APR organizon transportin për bartje të veturës dhe rikthimi realizohet brenda 21 ditëve. 6. Klienti e mbështet APR-në me dokumentet e nevojshme për rikthim të veturës në Kosovë.Neni 3
Koha e ofrimit të shërbimeve 1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe rrugore. 2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e detyrimit është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në to mund të jenë: Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme terroriste, greva, etj.Neni 4
Të drejtat dhe detyrimet 1. Klienti ka të drejtë të kërkoj, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në pikën 1 (një) të kësaj kontrate dhe APR ka për detyrim t’i ofroj ato sipas kushteve të kontratës. 2. Klienti ka të drejtë që me rastin e shitjes së automjetit të bartë abonimin në veturën tjetër të tij dhe atë vetëm 1 (një) herë, në këtë rast shërbimet do të ofrohen pas 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit dhe do të vlejë deri në përfundim të kësaj kontrate. 3. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbimet nga neni 1 (një) e kësaj kontrate nëse klienti kërkon bartjen e automjetit për në lokacionin e dytë, për defektin e njëjtë për të cilin vet e ka zgjedhur lokacionin e parë, si dhe nëse klienti nuk e përdor automjetin në pajtim me destinimin e tij, drejtuesi me dashje ka shkaktuar dëmin ose ka sjell situatën ku duhet të kërkoj asistencë (p.sh. gara në terrene malore, futja e qëllimshme në baltë ose dëborë etj.). 4. Pa rënë ndesh me paragrafin 3 (tre) të nenit 1 (një), të kontratës, APR nuk është e obliguar të ofroj asistencë për të njëjtin defekt më shumë se 2 (dy) herë, nëse për atë defekt është sugjeruar nga stafi i APR-së që të eliminohet. 5. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e kësaj kontrate.Neni 5
Mënyra e pagesës së shpenzimeve Pagesa për mbulesën e shpenzimeve për Klientin realizohet drejtpërdrejt nga APR ose parapaguhet nga Klienti dhe kompensohet nga APR-ja sipas kushteve të Kontratës duke u bazuar në faturat e rregullta të sjellura nga Klienti.Neni 6
Privatësia APR i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave përsonale.Neni 7
Përgjegjesia për sendet APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transoprtit, përgjegjesia për to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.Neni 8
Mosmarrëveshjet 1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës. 2. Mosmarrëveshjet eventuale, që mund të paraqiten gjatë zbatimit të kësaj kontrate, palët kontraktuese do t’i zgjedhin me bisedim dhe mirëkuptim, nëse kjo nuk arrihet, palët kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës kompetente.Neni 9
Shkëputja e kontratës APR ka të drejtë të shkëpusë këtë kontratë nëse klienti mashtron lidhur me realizimi e shërbimeve (p.sh dhënia e informacioneve të rreme, fshehja e faktorëve të rëndësishëm ose sjellje tjera që shkelin besueshmërinë e kontratës)Neni 10
Hyrja në fuqi 1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për abonim dhe riabonim. gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje lidhur me to. 2. Me nënshkrimin e kësaj Kontrate, Palët pajtohen që kjo Kontratë të hyjë në fuqi 24 (njëzet e katër) orë pas nënshkrimit dhe të zgjatë 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditë nga hyrja e saj në fuqi.© APR 2024 All Rights Reserved