Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të analizuar trafikun e faqes dhe për qëllime marketingu. Lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë për më shumë informacion.
Neni 1
Objekti Mbulesa e Asistencës Rrugore 1. Klienti është abonuar me automjetin për përdorim personal (jo komercial), deri në peshën 3.5 ton.Neni 2
Koha e ofrimit të shërbimeve 1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave në kushte normale atmosferike dhe rrugore.Neni 3
Të drejtat dhe detyrimet 1. Klienti ka të drejtë të kërkoj, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në nenin 1 (një) të kësaj kontrate dhe APR ka për detyrim t’i ofroj ato sipas kushteve të kontratës.Neni 4
Privatësia APR-ja i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.Neni 5
Përgjegjësia për sendet APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transportit, përgjegjësia per to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.Neni 6
Mosmarrëveshjet 1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës.Neni 7
Shkëputja e kontratës dhe Penaliteti 1. Shkëputja e kontratës: APR ka të drejtë ta shkëpusë këtë Kontratë në qoftë se Klienti mashtron lidhur me realizimin e shërbimeve (p.sh., ofron informacione të rreme, fsheh faktorë të rëndësishëm ose shfaq sjellje të tjera që shkelin besueshmërinë e Kontratës). Si dhe nëse automjeti përdoret për qëllime komerciale, si automjetet për qira (Rent a Car), automjetet për dërgesa, taksitë, furgonat, automjetet pick-up e tjerë (pavarësisht a janë të regjistruara në emër personal apo komercial), pasi që për këto automjete APR ofron pako të tjera. 2. Penaliteti: Në rast se Klienti shkel këtë nen dhe APR e shkëput kontratën për këtë arsye, Klienti detyrohet të paguaj një dëmshpërblim prej 1000 (njëmijë) euro për keqpërdorim të shërbimit.Neni 8
Hyrja në fuqi 1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për abonim dhe riabonim. gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje lidhur me to. 2. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate pajtohen që kjo kontratë të hyj në fuqi pas përmbushjes së të dy kushteve në vijim: a) të kenë kaluar 24 (njëzet e katër) orë nga momenti i nënshkrimit të kontratës; b) klienti të ketë përshkuar të paktën 100 (njëqind) kilometra me veturën e njëjtë pas momentit të abonimit, në përputhje me kilometrat e deklaruara nga vetë klienti në momentin e abonimit, (kushti nën pikën b) nuk aplikohet në rastet kur bëhet riabonim brenda 5 (pesë) ditëve nga abonimi i mëparshëm). 3. Kontrata do të jetë e vlefshme për një periudhë prej 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditësh nga data kur hyn në fuqi, sipas kushteve të mësipërme.© APR 2026 All Rights Reserved