PALËT:
Shoqëria Tregtare, APR SH.P.K. - Asistencë e Përgjithshme
Rrugore (tani e tutje APR) dhe kontraktuesi me të dhënat si në pjesën e
parë të kësaj kontrate (tani e tutje klienti), janë pajtuar si vijon:
Neni 1
Objekti
Mbulesa e Asistencës Rrugore
1. Klienti është abonuar me automjetin për përdorim personal (jokomercial), deri në peshën 3.5 ton.
2. Në pakon “
APR Diaspora” e vlefshme për territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, kjo pako përmban:
2.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: ndezja e automjetit në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo).
2.2 Asistencë në ndërrimin e gomës ose të ndonjë defekti të vogël që mund të mënjanohet në vend (me ç’rast pajisjet rezervë, si goma, ose ndonjë material tjetër mbulohet nga klienti).
2.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit.
3. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti do të transportohet nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit të Kosovës, deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti duke përfshirë me atë transport edhe pasagjerët.
4. Nëse për shkak te kushteve teknike ose për arsye tjera nuk mund të realizohet transporti i pasagjerëve sipas paragrafit 3 të këtij neni, APR mbulon shpenzimet e shërbimeve të taksisë ose të autobusit deri në shumën prej 200 (dyqind) Euro me TVSH.
5. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar për këto shërbime dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.
Neni 2
Koha e ofrimit të shërbimeve
1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe rrugore.
2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e detyrimit është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në to mund të jenë: Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme terroriste, greva, etj.
Neni 3
Të drejtat dhe detyrimet
1. Klienti ka të drejtë të kërkoj, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në pikën 1 (një) të kësaj kontrate dhe APR ka për detyrim t’i ofroj ato sipas kushteve të kontratës.
2. Klienti ka të drejtë që me rastin e shitjes së automjetit të bartë abonimin në automjetin tjetër të tij/saj dhe atë vetëm 1 (një) herë, në këtë rast shërbimet do të ofrohen pas 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit dhe do të vlejë deri në përfundim të kësaj kontrate.
3. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbimet nga neni 1 (një) e kësaj kontrate nëse klienti kërkon bartjen e automjetit për në lokacionin e dytë, për defektin e njëjtë për të cilin vet e ka zgjedhur lokacionin e parë, apo nga servisi në lokacione tjera, si dhe nëse klienti nuk e përdor automjetin në pajtim me destinimin e tij, drejtuesi me dashje ka shkaktuar dëmin ose ka sjellë situatën ku duhet të kërkoj asistencë (p.sh. gara në terrene malore, futja e qëllimshme në baltë ose dëborë etj.).
4. Pa rënë ndesh me nenin 1 (një), të kontratës, APR nuk është e obliguar të ofroj asistencë për të njëjtin defekt më shumë se 2 (dy) herë, nëse për atë defekt është sugjeruar nga stafi i APR-së që të eliminohet.
5. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e kësaj kontrate ose kur automjeti ka dalë nga rruga (ka rënë në humnerë ose të ngjajshme), dhe rikthimi i automjetit në rrugë nuk mund të bëhet me auto-bartje por nevojitet vinç i veçantë.
Neni 4
Mënyra e pagesës së shpenzimeve
Pagesa për mbulesën e shpenzimeve për pasagjerë realizohet drejtpërdrejt nga APR-ja ose parapaguhet nga klienti dhe kompensohet nga APR-ja sipas kushteve të Kontratës duke u bazuar në faturat e rregullta të sjellura nga klienti.
Neni 5
Privatësia
APR-ja i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.
Neni 6
Përgjegjësia për sendet
APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transportit, përgjegjësia per to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.
Neni 7
Mosmarrëveshjet
1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës.
2. Në rast të mosmarrëveshjeve eventuale që mund të lindin gjatë zbatimit të kësaj Kontrate, Palët kontraktuese do të provojnë t’i zgjidhin me bisedim dhe mirëkuptim. Nëse kjo nuk arrihet, Palët kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës kompetente në Republikën e Kosovës.
3. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate dakordohen që për të gjitha çështjet që mund të shfaqen në lidhje me këtë kontratë vlejn ligjet e Republikës së Kosovës.
Neni 8
Shkëputja e kontratës
APR ka të drejtë ta shkëpusë këtë Kontratë në qoftë se Klienti mashtron lidhur me realizimin e shërbimeve (p.sh., ofron informacione të rreme, fsheh faktorë të rëndësishëm ose shfaq sjellje të tjera që shkelin besueshmërinë e Kontratës). Si dhe nëse automjeti përdoret për qëllime komerciale, si automjetet për qira (Rent a Car), automjetet për dërgesa, taksitë, furgonat, automjetet pick-up e tjerë (pavarësisht a janë të regjistruara në emër personal apo komercial), pasi që për këto automjete APR ofron pako të tjera.
Neni 9
Hyrja në fuqi
1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për abonim dhe riabonim. Gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje lidhur me to.
2. Me nënshkrimin e kësaj Kontrate, Palët pajtohen që kjo Kontratë të hyjë në fuqi 24 (njëzet e katër) orë pas nënshkrimit dhe të zgjatë 365(treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditë nga hyrja e saj në fuqi.