PALËT:
Shoqëria Tregtare, APR SH.P.K. - Asistencë e Përgjithshme Rrugore (tani e
tutje APR) dhe kontraktuesi me të dhënat si në pjesën e parë të kësaj kontrate (tani e
tutje klienti), janë pajtuar si vijon:
Neni 1
Objekti
Mbulesa e Asistencës Rrugore
1. Klienti është abonuar me automjetin për përdorim personal (jo
komercial), deri në peshën 3.5 ton.
2. Në pakon “
APR Plus” e vlefshme për territorin e Kosovës,
Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, kjo pako
përmban:
2.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: ndezja e
automjetit në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo).
2.2 Asistencë në ndërrimin e gomës ose të ndonjë defekti të vogël
që mund të mënjanohet në vend (me ç’rast pajisjet rezervë, si
goma, ose ndonjë material tjetër mbulohet nga klienti).
2.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit.
3. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të
lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti do të transportohet
nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit
të Kosovës, deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti.
4. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar për
këto shërbime dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për
automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.
Neni 2
Koha e ofrimit të shërbimeve
1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për
asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave
brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve
jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe
rrugore.
2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e detyrimit
është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është
përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në to mund të
jenë: Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme terroriste, greva, etj.
Neni 3
Të drejtat dhe detyrimet
1. Klienti ka të drejtë të kërkoj, kur shfaqet nevoja për shërbimet si
në nenin 1 (një) të kësaj kontrate dhe APR ka për detyrim t’i ofroj
ato sipas kushteve të kontratës.
2. Klienti ka të drejtë që me rastin e shitjes së automjetit të bartë
abonimin në automjetin tjetër të tij/saj dhe atë vetëm 1 (një) herë,
në këtë rast shërbimet do të ofrohen pas 15 (pesëmbëdhjetë)
ditëve nga data e njoftimit dhe do të vlejë deri në përfundim të
kësaj kontrate.
3. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbimet nga neni 1 (një) e
kësaj kontrate nëse klienti kërkon bartjen e automjetit për në
lokacionin e dytë, për defektin e njëjtë për të cilin vet e ka zgjedhur
lokacionin e parë, apo nga servisi në lokacione tjera, si dhe nëse
klienti nuk e përdor automjetin në pajtim me destinimin e tij,
drejtuesi me dashje ka shkaktuar dëmin ose ka sjell situatën ku duhet të kërkoj asistencë (p.sh. gara në terrene malore, futja e
qëllimshme në baltë ose dëborë etj.).
4. Pa rënë ndesh me nenin 1 (një), të kontratës, APR nuk është e
obliguar të ofroj asistencë për të njëjtin defekt më shumë se 2 (dy)
herë, nëse për atë defekt është sugjeruar nga stafi i APR-së që të
eliminohet.
5. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e
kësaj kontrate ose kur automjeti ka dalë nga rruga (ka rënë në
humnerë ose të ngjajshme), dhe rikthimi i automjetit në rrugë nuk
mund të bëhet me auto-bartje por nevojitet vinç i veçantë.
Neni 4
Privatësia
APR-ja i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me
ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.
Neni 5
Përgjegjësia për sendet
APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme
që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transportit,
përgjegjësia per to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.
Neni 6
Mosmarrëveshjet
1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen
shërbimet sipas kontratës.
2. Në rast të mosmarrëveshjeve eventuale që mund të lindin gjatë
zbatimit të kësaj Kontrate, Palët kontraktuese do të provojnë t’i
zgjidhin me bisedim dhe mirëkuptim. Nëse kjo nuk arrihet, Palët
kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës kompetente në Republikën e
Kosovës.
3. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate dakordohen që për të
gjitha çështjet që mund të shfaqen në lidhje me këtë kontratë vlejn
ligjet e Republikës së Kosovës.
Neni 7
Shkëputja e kontratës
APR ka të drejtë ta shkëpusë këtë Kontratë në qoftë se Klienti
mashtron lidhur me realizimin e shërbimeve (p.sh., ofron
informacione të rreme, fsheh faktorë të rëndësishëm ose shfaq
sjellje të tjera që shkelin besueshmërinë e Kontratës). Si dhe nëse
automjeti përdoret për qëllime komerciale, si automjetet për qira
(Rent a Car), automjetet për dërgesa, taksitë, furgonat, automjetet
pick-up e tjerë (pavarësisht a janë të regjistruara në emër personal
apo komercial), pasi që për këto automjete APR ofron pako të tjera.
Neni 8
Hyrja në Fuqi
1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të
plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për
abonim dhe riabonim. Gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha
kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje
lidhur me to.
2. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate pajtohen që kjo kontratë
të hyj në fuqi 24 (njëzetekatër) orë pas nënshkrimit dhe do të
zgjatë 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditë nga hyrja në fuqi.