Neni 1
Objekti Mbulesa e Asistencës Rrugore 1. Klienti është abonuar në pakon “APR DIASPORA” e vlefshme për territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, kjo pako përmban: 1.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: ndezja e veturës në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo). 1.2 Asistencë në ndërrimin e rrotës ose të ndonjë defekti të vogël qëmundtëmënjanohet nëvend. 1.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit. 2. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti do të transportohet nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit të Kosovës, deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti duke përfshirë me atë transport edhe pasagjerët. 3. Nëse për shkak te kushteve teknike ose për arsye tjera nuk mund të realizohet transporti i pasagjerëve sipas paragrafit 2 të këtij neni, APR mbulon shpenzimet e shërbimeve të taxi-it ose të autobusit deri në shumën prej 200 (dyqind) Euro me TVSH. 4. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar për këto shërbime dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.Neni 2
Koha e ofrimit të shërbimeve 1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe rrugore. 2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e detyrimit është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në to mund të jenë: Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme terroriste, greva, etj.Neni 3
Të drejtat dhe detyrimet 1. Klienti ka të drejtë të kërkoj, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në pikën 1 (një) të kësaj kontrate dhe APR ka për detyrim t’i ofroj ato sipas kushteve të kontratës. 2. Klienti ka të drejtë që me rastin e shitjes së automjetit të bartë abonimin në veturën tjetër të tij dhe atë vetëm 1 (një) herë, në këtë rast shërbimet do të ofrohen pas 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit dhe do të vlejë deri në përfundim të kësaj kontrate. 3. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbimet nga neni 1 (një) e kësaj kontrate nëse klienti kërkon bartjen e automjetit për në lokacionin e dytë, për defektin e njëjtë për të cilin vet e ka zgjedhur lokacionin e parë, si dhe nëse klienti nuk e përdor automjetin në pajtim me destinimin e tij, drejtuesi me dashje ka shkaktuar dëmin ose ka sjell situatën ku duhet të kërkoj asistencë (p.sh. gara në terrene malore, futja e qëllimshme në baltë ose dëborë etj.). 4. Pa rënë ndesh me paragrafin 3 (tre) të nenit 1 (një), të kontratës, APR nuk është e obliguar të ofroj asistencë për të njëjtin defekt më shumë se 2 (dy) herë, nëse për atë defekt është sugjeruar nga stafi i APR-së që të eliminohet. 5. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e kësaj kontrate.Neni 4
Mënyra e pagesës së shpenzimeve Pagesa për mbulesën e shpenzimeve për pasagjerë realizohet drejtpërdrejt nga APR-ja ose parapaguhet nga klienti dhe kompensohet nga APR-ja sipas kushteve të Kontratës duke u bazuar në faturat e rregullta të sjellura nga klienti.Neni 5
Hyrja në Fuqi Privatësia APR-ja i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.Neni 6
Hyrja në Fuqi Pergjegjesia per sendet PR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transoprtit, pergjegjesia per to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.Neni 7
Mosmarrëveshjet 1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës. 2. Mosmarrëveshjet eventuale, që mund të paraqiten gjatë zbatimit të kësaj kontrate, palët kontraktuese do t’i zgjedhin me bisedim dhe mirëkuptim, nëse kjo nuk arrihet, palët kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës kompetente në Republikën e Kosovës. 3. Palet me nëshkrimin e kësaj kontrate dakordohen që për të gjitha qështjet që mund të shfaqen në lidhje me këtë kontratë vlejn ligjet e Republikës së Kosoves.Neni 8
Shkëputja e kontratës APR ka të drejtë të shkëpusë këtë kontratë nëse klienti mashtron lidhur me realizimi e shërbimeve (p;sh dhënia e informacioneve të rreme, fshehja e faktorëve të rëndësishëm ose sjellje tjera që shkelin besueshmërinë e kontratës)Neni 9
Hyrja në fuqi 1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për abonim dhe riabonim. gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje lidhur me to. 2.Me nënshkrimin e kësaj Kontrate, Palët pajtohen që kjo Kontratë të hyjë në fuqi 24 (njëzet e katër) orë pas nënshkrimit dhe të zgjatë 365(treqind e pesëdhjetë e gjashtë) ditë nga hyrja e saj në fuqi.© APR 2024 All Rights Reserved