PALËT: Shoqëria Tregtare, APR SH.P.K. - Asistencë e Përgjithshme Rrugore (tani e tutje APR)
dhe kontraktuesi me të dhënat si në pjesën e parë të kësaj kontrate (tani e tutje klienti), ranë në
ujdi si vijon:
Neni 1
Objekti
Mbulesa e Asistencës Rrugore
1. Klienti është abonuar në pakon “APR PLUS +2” e vlefshme për
territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të
Zi dhe Serbisë (tani e tutje shtetet bazë), si dhe dy nga shtetet që
janë përzgjedhur në pjesën e parë të kësaj kontrate: Greqi,
Bullgari, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Rumani,
Hungari si dhe Turqi (pjesa europiane), (tani e tutje shtetet e
përzgjedhura) kjo pako përmban:
1.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: ndezja e veturës në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo).
1.2 Asistencë në ndërrimin e rrotës ose të ndonjë defekti të vogël që mund të mënjanohet në vend.
1.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit.
2. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti do të transportohet nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit të Kosovës, deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti.
3. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar për këto shërbime dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.
Neni 2
Riparimi ose riatdhesimi i automjetit (Ky nen është i vlefshëm vetëm për shtetin e përzgjedhur).
1. Në rast se automjeti nuk mund të rregullohet në vend, APR-ja i
dërgon pasagjerët dhe veturën deri në servisin më të afërt për
riparim të veturës.
2. Nëse asistenca kryhet natën ose serviset janë të mbyllura,
APR-ja i mbulon shpenzimet deri në 100 (njëqind) Euro për
parkingun e veturës.
3. Në rast se riparimi i defektit në veturë kushton deri në 1000 (një
mijë) Euro, APR e mbulon 50 % të shumës së faturës, ndërsa pjesën
tjetër të faturës dhe çdo shumë që kalon mbi 1000 (njëmijë) Euro e
mbulon Klienti.
4. Në rast së shpenzimet e riparimit kalojnë vlerën mbi 1000 (një
mijë) Euro, Klienti vendos ta riparojë veturën ose
ta rikthejë atë në Kosovë. Për rikthimin e veturës në Kosovë APR-ja
i mbulon shpenzimet e transportit deri në 1000 (një mijë) Euro,
ndërsa pjesa mbi ketë vlerë mbulohet nga Klienti.
5. APR organizon transportin për bartje të veturës dhe rikthimi
realizohet brenda 21 ditëve.
6. Klienti e mbështet APR-në me dokumentet e nevojshme për
rikthim të veturës në Kosovë.
Neni 3
Koha e ofrimit të shërbimeve
1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për
asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave
brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve jashtë
territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe rrugore.
2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e
detyrimit është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën
nuk është përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në
to mund të jenë: Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme
terroriste, greva, etj.
Neni 4
Të drejtat dhe detyrimet
1. Klienti ka të drejtë të kërkoj, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në pikën 1 (një) të kësaj kontrate dhe APR ka për detyrim
t’i ofroj ato sipas kushteve të kontratës.
2. Klienti ka të drejtë që me rastin e shitjes së automjetit të bartë abonimin në veturën tjetër të tij dhe atë vetëm 1 (një) herë, në këtë rast shërbimet do të ofrohen pas 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit dhe do të vlejë deri në përfundim të kësaj kontrate.
3. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbimet nga neni 1 (një) e kësaj kontrate nëse klienti kërkon bartjen e automjetit për në lokacionin e dytë, për defektin e njëjtë për të cilin vet e ka zgjedhur lokacionin e parë, si dhe nëse klienti nuk e përdor automjetin në pajtim me destinimin e tij, drejtuesi me dashje ka shkaktuar dëmin ose ka sjell situatën ku duhet të kërkoj asistencë (p.sh. gara në terrene malore, futja e qëllimshme në baltë ose dëborë etj.).
4. Pa rënë ndesh me paragrafin 3 (tre) të nenit 1 (një), të kontratës, APR nuk është e obliguar të ofroj asistencë për të njëjtin defekt më shumë se 2 (dy) herë, nëse për atë defekt është sugjeruar nga stafi i APR-së që të eliminohet.
5. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e kësaj kontrate.
Neni 5
Mënyra e pagesës së shpenzimeve
Pagesa për mbulesën e shpenzimeve për Klientin realizohet
drejtpërdrejt nga APR ose parapaguhet nga Klienti dhe
kompensohet nga APR-ja sipas kushteve të Kontratës duke u
bazuar në faturat e rregullta të sjellura nga Klienti.
Neni 6
Privatësia
APR i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me
ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave përsonale.
Neni 7
Përgjegjesia për sendet
APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme
që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transoprtit,
përgjegjesia për to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.
Neni 8
Mosmarrëveshjet
1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës.
2. Mosmarrëveshjet eventuale, që mund të paraqiten gjatë zbatimit të kësaj kontrate, palët kontraktuese do t’i zgjedhin me bisedim dhe mirëkuptim, nëse kjo nuk arrihet, palët kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës kompetente.
Neni 9
Shkëputja e kontratës
APR ka të drejtë të shkëpusë këtë kontratë nëse klienti mashtron
lidhur me realizimi e shërbimeve (p.sh dhënia e informacioneve të
rreme, fshehja e faktorëve të rëndësishëm ose sjellje tjera që
shkelin besueshmërinë e kontratës)
Neni 10
Hyrja në fuqi
1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të
plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për
abonim dhe riabonim. gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha
kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje
lidhur me to.
2. Me nënshkrimin e kësaj Kontrate, Palët pajtohen që kjo Kontratë
të hyjë në fuqi 24 (njëzet e katër) orë pas nënshkrimit dhe të zgjatë
365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditë nga hyrja e saj në fuqi.