Shërbimet Tona

Dëmtimi i gomës

Asistojmë në ndërrimin e gomës

Asistimi në ndezje

Asistim me kabllo në rast të mungesës së rrymës

Në rast aksidenti

Vetura do të bartet sipas kërkesës së klientit, në servisin apo vendin e preferuar të klientit.

Defekt tjetër

Vetura do të bartet sipas kërkesës së klientit, në servisin apo vendin e preferuar të klientit.

Pyetje të Shpeshta

Ne ofrojmë gjashtë pako abonimi me një periudhë 1-vjeçare, të cilat mbulojnë territoret e Kosovës, Rajonit dhe Europës.
Abonimi në APR bëhet për veturën. Kjo do të thotë vetura e abonuar pavarësisht nga kush drejtohet, është e mbuluar dhe mund të përfitojë nga shërbimet e asistencës rrugore të ofruara nga APR.
APR mundëson bartjen e abonimit në një veturë tjetër, një herë brenda periudhës së abonimit.
Në shtetet bazë (Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi), bartja e veturës realizohet deri në lokacionin e preferuar të klientit. Ndërsa për shtetet në Europë, bartja do të bëhet fillimisht deri në servisin më të afërt pasaj nëse plotësohen kushtet e parapara në kontratë APR mundëson riatdhesimin e veturës.
Ne çdo herë përpiqemi t’iu asistojmë klientëve tanë sa më shpejtë te jetë e mundur, në bazë të kontratës koha e reagimit në territorin e Kosovës është jo më shumë se 60 minuta nga momenti i pranimit të thirrjes, dhe jo më shumë se 3 orë jashtë territorit të Kosovës (në kushte normale atmosferike dhe rrugore).
Pagesa për abonimin në APR mund të realizohet në disa mënyra: përmes kartelës bankare, me e-banking, përmes institucioneve financiare si : Capital Ria, Moneta/Moneygram, IBAS, UnionNet/Western Union, Finser, si dhe me para në dorë.

Rreth Nesh